Ilirjan Gjika

Pushtimi Osman

Inkursioni i pare osman mbi treven e Fierit do te behet ne vitin 1385 ku ne Saver do te ndeshen turqit me shqiptaret e drejtuar nga Balsha II. Qe nga kjo date dhe ne vijim inkursionet turke do te vazhdojne me periudha te ndryshme. Kete rrebesh e ndien edhe Muzakajt me Arianitet, forca e te cileve ishte e paafte ti bente balle invazionit te fuqishem turk. Ne keto kushte nisi kthimi i tyre ne vasale te sulltanit duke pranuar pozitat qe sillte nje status i tille.
    Pasi i dha fund luftes civile per pushtet, Mehmeti I filloi te zgjeroje pushtimet ne Shqiperi. Nderkohe qe ne vitin 1417 turqit zoteronin Beratin, Vloren, Kaninen dhe Myzeqene me gjithe Pirgun e Spinaricen. Te terrorizuar prej pushtimit turk filloi eksodi i popullsise, e cila braktisi fushen per te kerkuar mbrojtje e strehim ne malesite perreth si dhe pertej detit. Zhvendosja e popullsise u krye me ritme te shpejta te diktuara nga ekzistenca per te siguruar jeten.
    Sistemet politike vendase kapitulluan, ndersa zoterinjte e tyre u perpoqen te manovronin duke perqafuar Islamin, per tu integruar ne shoqerine e re. Theodhor Muzaka e njohu pushtetin e sulltanit. Djemte e tij u perfshine ne sistemin devshirmese dhe u derguan ne shkollen e "içogllaneve" te Edrenese nga ku u islamizuan. Keshtu Jakup beu1 u be Sanxhakbej i Sanxhakut shqiptar ne vitet 1438-1439. Kasem Pasha ishte ushtarak i Muratit II dhe Mehmetit II, ndersa Sulejmani u be Subash i Beratit ne vitin 1449. Pushtimi turk do te vendoset ne vitin 1421 kur krijohet Sanxhaku shqiptar me qender ne Gjirokaster. Sipas ketij administrimi territori i treves se Fierit bente pjese ne Vilajetet e Beratit dhe te Kanines. Pikerisht toka dhe te ardhurat u bene prone e klases feudale osmane, ku nepermjet shtetit turk u regjistruan sakte dhe ju ndane asaj ne formen e timareve, zeameteve dhe te haseve, duke zhveshur fisniket shqiptare nga pronat tokesore. Keshtu ndodhi me familjen Matrenga e cila kerkoi rrugen e emigrimit duke u vendosur ne Italine e jugut (Pulje, Siçili, Kalabri)2.

1. S. Pulaha "Pronesia feudale mbi tokat shqiptare".
2. Kesaj familje i perket edhe Lek Matrenga, autori i Katekizmes "Embesuame e Krishtere" botuar ne vitin 1592 ne Itali. Matrenge te tjere kane qene edhe kryepeshkopi i Ohrit ne vitin 1710 Bazili dhe Pjetri arkivist i bibliotekes se Vatikanit ne mesin e shekullit XIX.

Te njejten fat pati edhe Gjergj Arianiti i cili u shpronesua plotesisht nga pronesia. Siç deshmon historiani bizantin Laonik Halkokondili1, "ai erdhi ne Edrene, ne oborrin e sulltanit dhe pa kaluar shume kohe u be lutes per te marre prej tij ndonje te mire". Pasi nuk arriti te realizonte qellimin e tij ne Edrene Gjergj Arianiti u kthye ne shqiperi ne vitin 1432 dhe nisi nje kryengritje, qe perfshiu pjesen me te madhe te shqiperise se mesme siç thekson i njejti burim. Qetesia dhe pushteti i vendosur nga autoritetet osmane kishte qene deri tani relative, sepse pas kesaj ngjarjeje do te jene Muzakajt qe do te behen protagoniste te zhvillimit te ngjarjeve. Ne burimet turke del se gjate nje kryengritje antiosmane te zhvilluar midis viteve 1433-1435 Teodor Muzaka (i riu) e rimori perseri Beratin dhe ringriti principaten e tij. Ne vitin 1438 ai u rethua ne keshtjellen e qytetit nga turqit. Rrethimi zgjati shtate muaj, ku qyteti u godit me artileri. Pasi nuk e mori dot Beratin kamandanti turk, Turhan Pasha beri nje masaker ne Myzeqe duke ngritur nje piramide me koka te prera. Gjon Muzaka deshmon se: "Perpara se tu prisnin kokat ketyre fatkeqeve, jua thyen kockat me çekan". Kjo ishte nje barbari e zakonshme e perdorur nga ushtria Osmane, ne shenje hakmarrje ndaj revoltave te popullsise. Suksesi i arritur nga Teodor Muzaka u pasua nga ai i Gjergj Arianitit. Babingeri2 deshmon se pasi theu turqit, ai ne marreveshjen qe beri me sulltan Muratin mori nen zoterim territoret qe shtriheshin midis lumenjve Shkumbin dhe Vjose. Keta dy feudale te fuqishem do ta vazhdojne edhe me tej luften e tyre ndaj pushtuesit turk. Ne lidhjen shqiptare te Lezhes ne 2 Mars 1444 Teodor Muzaka (i riu) dhe Gjergj Arianiti do te jene figura qendrore te saj perkrah Skenderbeut. Muzaka kishte lidhje te hershme miqesie me Gjon Kastriotin. Si anetar i lidhjes se Lezhes ai do te marre pjese gjate luftes se saj kunder Venedikut ne vitet 1447-1448. Ne kete fushate Teodori vuri nen urdherat e Skenderbeut 600 prej trupave te tij ushtarake. Teodori i semure do ti kerkoje Skenderbeut, qe ne emer te lidhjes te merrte nen mbrojtje qytetin e Beratit. Heroi dergoi prane tij per te marre nen kontroll qytetin, oficerin Pal Maneshi me 800 ushtare. Turqit me tradheti e shfrytezuan kete rast dhe pushtuan qytetin, qe sapo e kishin marre nen dorezim rojet shqiptare.

1. K. Bozhori. Lufta shqiptaro-turke ne shek XV fq. 45 Tirane 1967
2. Babinger "Ende d Arianiten". Fq. 22

Pal Maneshin e kapen rob, ndersa Teodorin e ngriten nga shtrati ku lengonte dhe e varen. Me pushtimin e Beratit turqit frenuan shtrirjet e luftes çlirimtare drejt jugut dhe moren nen kontroll dhe Myzeqene, ndersa Mallakastra mbeti e lire ne duart e Gjergj Arianitit. Per nevoja te luftes çlirimtare dhe per te forcuar pozitat e tij, Skenderbeu vendosi te martohej me Donika Arianitin, vajzen e vogel te Gjergjit. Kjo krushqi iu shkonte per shtat te dyja familjeve, per nga pozita qe ato posedonin. Si mbles Skenderbeu dergoi Gjin Muzaken kunatin e Arianitit. Martesa ishte teresisht politike ku nuk luanin rol mosha dhe deshirat. Ajo qe na intereson eshte fakti se kurorezimi i çiftit, midis Gjergjit 46 vjeçar dhe Donikes 23 vjeçare, u be ne kishen e vjeter te Manastirit te Ardenices1, i cili ndodhet 10 km ne veri te Fierit. Kete teze e ka argumentuar qysh ne vitin 1940 studjuesi italian Lorenconi2. Çifti mberriti ne kete manastir pas dasmes se zhvilluar ne shtepine e nuses ne Kanine, ne 21 prill 1451. Ai shoqerohej nga Princat shqiptare, njerez te familjeve, ambasadoret e Napolit, Vatikanit, Raguzes dhe Proveditori i pergjithshem i Venedikut ne Shqiperi. Shpura udhetoi nepermjet rruges se Muzakies ne itinerarin Vlore-Ardenice, vetem disa dite pas dasmes ne Kanine.
    Ceremoniali i kurorezimit u be ne mesditen e dates 26 Prill 1451 i drejtuar nga Peshkopi Feliks, nen kujdestarine e te cilit ndodheshin dy manastiret me te medha te Myzeqese, ai i Apolonise dhe i Ardenices. Te nesermen Skenderbeu me Doniken u nisen drejt Krujes, ku u zhvillua dasma madheshtore ne shtepine e dhendrit, sipas riteve te tradites shqiptare. Martesa e te bijes me Gjergj Kastriotin ishte nje nga sukseset e politikes se Gjergj Arianitit, i cili pas kesaj ngjarje shpejtoi te nenshkruante ne qershor 1451: Traktatin e aleances me Alfonsin e V-te te Napolit. Ja seç thuhet ne nje pasazh te tij: "Gjithashtu te dy palet kane rene ne ujdi qe qysh nga Berati duke perfshire Greqi e Myzeqe deri tek nje lume qe quhet Devoll (Seman), ti jepen madherise se tij (Alfonsit) dhe vendi pertej Devollit ti jepet Arianitit". Pra kjo dispozite e traktatit do te zbatohej pas çlirimit te Beratit, Myzeqese dhe vendeve te tjera me forca te perbashketa.

1. Derisa ceremoniali i kurorezimit te Skenderbeut me Doniken eshte zhvilluar ne Manastirin e Ardenices, ky fakt deshmon se, Myzeqeja nuk ka qene gjate vitit 1451 nen pushtimin turk. Ndryshe nuk kish se si te udhetohej nga Vlora per ne kete manastir, duke pershkruar gjithe Myzeqene e vogel pa me te voglin problem sigurie.
2. A. Lorenconi "Impresione d’Albania" Firence 1940

Pasi te arrihej kjo, fushen ne jug te Semanit (Myzeqene e vogel) do ta merrte Alfonsi ndersa fushen ne veri te tij Gj.Arianiti i cili e kishte zoteruar disa here ate. Marrja e Beratit nga forcat e perbashketa shqiptaro-napolitane ishte parashikuar edhe nga traktati i Vasalitetit i nenshkruar ne Gaeta ne 26 Mars 1451 midis Skenderbeut dhe Alfonsit. Sulmi i ushtrive te perbashketa per marrjen e Beratit filloi ne korrik te vitit 1455. Pesembedhjete mije njerez nga te cilet 8 mije kalores dhe 7 mije kembesore, rrethuan keshtjellen e tij. Per ta bombarduar ate u sollen edhe tormentat (topat), se bashku me 800 atilieret napolitane, te cilet i drejtonte fisniku siçilian Palerino i Palermos. Ndersa komanden e trupave shqiptare e kishin marre persiper: Muzake Topia dhe Gjergj Arianiti, perkatesisht kunati dhe vjehrri i Skenderbeut. Subashi osman pasi u mori Beratasve pengje, praktike e njohur kjo ne rrethimin e qyteteve, u kerkoi rrethuesve pesembedhjete dite afat per tu dorezuar. Ne nje kohe kur Berati mendohej se do te binte ne duart e Skenderbeut ndodhi e papritura. Per shkak te tradhetise se Moisi Golemit, komandantit te ushtrive kufitare, drejt Beratit vershuan 40.000 kalores turq, nen drejtimin e Isa Bej Evrenozit, ne nje moment qe nuk parashikohej kurre nje sulm i tille. Keto forca sulmuan ne befasi trupat shqiptare qe pushonin ne brigjet e Osumit, duke shkaktuar ne 26 korrik 1455 nje katastrofe te vertete mbi shqiptaret, prej te cileve mbeten te vrare 5000 njerez. Vete Skenderbeu nuk ndodhej ne kampin e Beratit. Ai ishte per vizite tek i vjehrri ne Mallakaster. Ardhja e tij ishte e kote. Ajo nuk e shpetoi ushtrine shqiptare nga disfata me e rende e saj gjate luftes 25 vjeçare shqiptaro-turke. Tanime Berati u kthye ne nje avanpost te sundimit turk ne Shqiperine e jugut, prej te cilit vershimi drejt Fierit dhe Mallakastres nuk ishte i veshtire per ta.

Previous Previous Next Next